Flash

Shqipëria në karantinë, lëvizja lejohet deri në orën 13:00

Lapsi.al 21 March 2020
Shqipëria në karantinë, lëvizja lejohet deri në

Në orën 13:00 nis aplikimi i masave të reja shtrënguese që do të thotë ndalim total I të gjitha lëvizjeve si për mjetet ashtu dhe për këmbësorët.

Me urdhrin e djeshëm është vendosur që lëvizjet të jenë vetëm nga ora 05:00 – 13:00.

Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Më pas nga ora 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë.

Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike.

Dje kryeministri u shpreh se nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror.

Thirrjet për mirëkuptimin e tyre, vijon Kryeministri, po mbarojnë!

"Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!"

Të këshilluara

Tre vatra të reja me koronavirus në Tiranë

Numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet, duke shkuar në 70. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 35 persona dhe prej tyre janë konfirmuar 6 rast...

15:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI