Flash

Berisha i përgjigjet Ramës: Grabitësit e Rinasit u dorëzuan vetë

Lapsi.al 20 March 2020
Berisha i përgjigjet Ramës: Grabitësit e Rinasit u dorëzuan

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke postuar një video nga arrestimi i vëllezërve të akuzuar për grabitjen e Rinasit.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje,” shkruan Rama.

Por ish-kryeministri thotë se vëllezërit Çala u dorëzuan vetë.

“Çalët u dorezua si Alizoti i Xhafës! Ata u arrestuan pasi Daja nga Kosova iu doli halle dhe vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhësit shteterorë, autorë të vërtetë vjedhjes së shekullit në aeroportin e Rinasit. Dëshmia e krimit të tyre: “180 mijë euro, të tjerat i hëngri fushata”,” shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI