Flash

Telekom Albania: 50% më shumë internet dhe masa për COVID-19

Lapsi.al 21 March 2020
Telekom Albania: 50% më shumë internet dhe masa për COVID-19

Situata kritike në të cilën ndodhemi nuk e ka ndalur aspak funksionimin optimal të rrjetit tonë, i cili vazhdon të performojë me cilësinë më të lartë. Ruajtja e kësaj performance dhe vazhdueshmëria e këtij shërbimi jetësor në këto momente mbetet fokusi ynë kryesor.

Telekom e mirëkupton dëshirën për të komunikuar me njeri-tjetrin dhe për t’u informuar, pradaj ofron 50% më shumë INTERNET për të gjitha paketat me parapagesë dhe planet individuale me kontratë.

Për të gjitha paketat që aktivizohen nga sot deri në datën 30 Prill 2020, planet me parapagesë do të kenë +50% volum më të lartë të internetit.

Siguria është primare, nëse zgjidhni të rimbushni dhe aktivizoni paketat nga shtëpia përmes My Telekom, me cdo kartë bankare në treg, përfitoni edhe 3GB dhuratë + 100 lekë bonus në rimbushje.

Përsa i përket asaj që të gjithë duam, internetit, paketat e reja përmbushin kërkesat e shtuara të abonentëve. Vizitoni faqen online për të pare ofertat e internetit për secilën paketë.

Abonentët me kontratë individuale UP dhe SMART, përfitojnë +50% të volumit të planit si bonus mujor, ndërsa klientët që i bashkohen këtyre planeve, e përfitojnë bonusin brenda 24 orëve.

Për të lehtësuar sa më shumë pasojat e mbylljes së shkollave për shkak të COVID-19, Telekom i ofron të gjithë abonentëve të aksesojnë kanalet edukative RTSH SHKOLLË nga aplikacioni RTSH TANI falas, pa shpenzuar MB nga llogaria e tyre.

Gjithashtu, Telekom mirëpret të gjitha institucionet e tjera te edukimit, private apo publike, të kontaktojnë në[email protected] për të mundësuar trafikun e platformave të tyre edukative falas tek abonentët tanë.

Të vetëdijësuar për rëndësinë e pa diskutueshme të distancimit social dhe të masave për t’u mbrojtur ndaj përhapjes së virusit, Telekom Albania ka ndërmarrë një seri veprimesh:

– Të gjithë dyqanet Telekom dizinfektohen rregullisht dhe janë në shërbimin e klientëve brenda orareve të lejuara të qarkullimit.

– Kanalet tona ONLINE nga www.telekom.com.al dhe My Telekom, mundësojnë çdo shërbim nga komoditeti dhe siguria që ofron shtëpia.

– Shërbimi ynë i kujdesit ndaj klientit është në dispozicion 24/7 në të gjitha kanalet.

– Stafi ynë teknik dhe i rrjetit është i mobilizuar për mbajtjen maksimale të cilësisë.

– 79% e stafit punojnë nga siguria e shtëpisë, duke kryer cdo funksion përmes rrjetit virtual privat.

Jemi më pranë klientëve edhe përmes kanaleve alternative për rimbushje dhe karta rimbushëse si:

o Rrjeti i dyqaneve Ecomarket + mundësi porosie nga shtëpia të kartave rimbushëse

o Rrjeti i pikave Western Union

o Aplikacioni Easypay

o Mpay

o Pikat e karburantit Shmel- Kastrati

o Posta Shqiptare

Urojmë të gëzoni shëndet të plotë, të qëndroni të sigurt duke respektuar të gjitha masat e ndërmarra. Këto janë çastet që na lidhin, dhe të gjithë së bashku, në distancë, do t’ia dalim!

Të këshilluara

Grabitje me armë në Finiq

Një grabitje me armë është shënuar dje në Finiq të Sarandës. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në banesën e Jorgo Fanit, 65 v...

09:18

Tre vatra të reja me koronavirus në Tiranë

Numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet, duke shkuar në 70. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 35 persona dhe prej tyre janë konfirmuar 6 rast...

15:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI