Flash

Rama: Këtë javë presim rritje të të prekurve me koronavirus

Lapsi.al 22 March 2020
Rama: Këtë javë presim rritje të të prekurve me

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e përhapjes së COVID-19, ku shkruan se numri i të prekurve është rritur, por gjithçka është brenda parashikimit dhe të të infekturit do shtohen. Kreu i qeverisë u bënë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë marrëzi, e numri i të infektuarve të mos shtohet shumë.

Po ashtu Rama ka një lutje për të gjithë qytetrët që të krijojnë radhë e grumbuj nesër, pasi COVID-19 përhapet në këtë mënyrë. Më tej Kryeministri u kërkon të gjithëve që të mbajnë fëmijet dhe të moshuarit në shtëpi, që mos të ketë fatkeqësi.

REAGIMI I PLOTË

? Sot numri i pozitivëve u rrit! Sidoqoftë brenda parashikimit lavdi zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë! ? Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit! ? Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam! ? Ju lutem si Krishtit e Muhametit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin!

? Nesër nis një ditë e re me sfidën e mosshkeljes së orareve; mosdaljes me asnjë tjetër në krah; moskrijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve! ? Ju lutem mbani fëmijët brenda! ? Ju lutem mos lini pleqtë të dalin nga dera! Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund! ? Ju lutem rrini drejt e njëri pas tjetrit në radhë me durim! Ju lutem mos dilni poshtë pallatit!

? Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos merrni më qafë familjen dhe Shqipërinë me numra idioteskë në shkelje të rregullave të luftës! ? Ju lutem kuptojeni se sa e turpshme dhe kriminale është të na vdesin qindra e mosozot mijëra njerëz, për një pakicë të vogël fare që nuk reziston, po tradhton! ? Ju lutem njëmijë herë mos, mos, mos!

Shteti po bën gjithçka mundet, forcat e rendit do bëjnë gjithçka munden, 99% e popullit po bën gjithçka duhet, prandaj ju që jeni pakica e pakicës, por jeni aq sa i duhen armikut për të na grirë si mish qeni, mos tradhëtoni! ? Do t’ju godasim pa asnjë tolerancë, por juve nuk duhet ta çoni punën aty! Jemi të gjithë një familje dhe s’ka më turp në histori që të humbim një luftë si kjo, se nuk rrimë dot në shtëpi!

Të këshilluara

Basha: Të merren urgjentisht këto 3 masa

Kryetari i PD-së Luzlim Basha thotë se shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten ndaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për paranda...

19:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI