Flash

Detajet/ Kush ishte pacienti i 3-të që ndërroi jetë nga koronavirusi në Shqipëri

Lapsi.al 22 March 2020
Detajet/ Kush ishte pacienti i 3-të që ndërroi jetë nga

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial. Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Lapsi.al mësoi se ai ndodhej në Sanatorium kur u infektua nga një i afërm i tij që kishte shkuar ta vizitonte. I afërmi sapo ishte kthyer nga Italia. Pasi u infektua 71-vjeçari, prej u prekën edhe 7 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” të cilët ndodhen në gjendje të mirë dhe pa shenja.

Ky është rasti i 3-të që humb jetën në Shqipëri nga koronavirusi. E para ishte një grua 73-vjeçare nga Durrësi dhe rasti i dytë një 66-vjeçar nga Lushnja.

Në Shqipëri janë regjistruar 89 të prekur me virusin, nga të cilët vetëm 3 janë shëruar. 43 pacientë janë në spitalin Infektiv ndërsa 4 prej tyre gjendjen në terapi intensive në gjendje më të rënduar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha: Të merren urgjentisht këto 3 masa

Kryetari i PD-së Luzlim Basha thotë se shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten ndaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për paranda...

19:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI