Flash

Lajm i mirë: Koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit

Lapsi.al 23 March 2020
Lajm i mirë: Koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka dalë në përfundmin se COVID-19 nuk përhapet nëpërmjet ushqimeve.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”., thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Auroritetet Evropiane të sigurisë ushqimore, janë prononcuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me COVID-19

? Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

? Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët tek njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

? Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

? OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

? mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore,

? larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,

? shmangien e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,

? larjen e frutave dhe perimeve,

? respektimin e rregullave normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

? Për sa më sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vëne në zbatim Listën e Verifikimi për OBU-të përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

? Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ,

? Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës,

? Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor,

? Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi, kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës,

? Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi,

? Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin,

? Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore,

? Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.

? Frikë Aspak, Kujdes Po

Të këshilluara

Basha: Të merren urgjentisht këto 3 masa

Kryetari i PD-së Luzlim Basha thotë se shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten ndaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për paranda...

19:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI