Flash

Vdekja e 43-vjeçarit nga Kavaja/ Flet mjeku: Tashmë Covid nuk njeh moshë

Lapsi.al 23 March 2020
Vdekja e 43-vjeçarit nga Kavaja/ Flet mjeku: Tashmë Covid nuk njeh

Arjan Harxhi, mjeku infeksionist që drejton një nga pavionët e spitalit COVID-19 në Tiranë ka qenë i ftuar në emisionin “Real Story” në News24 ku ka folur për rastin e 43-vjeçarit nga Kavaja që humbi jetën. Ai tha se përveç faktit që ishte pak mbipeshë nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën. Nuk kishte që ato tradicionalisht që i kemi përmendur por ishte pak mbipeshë. Ishte i shëndetshëm”.

Por si ka mundësi që u përkeqësua kaq shpejt gjendja e tij?

“Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, fulminante, severe për arsye të ndryshme, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj cedimi, në këtë lloj situate të rëndë. E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i undit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Harxhi.

Të këshilluara

Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në studion e emisionit “Open” në TCH dhe jo me Skype siç kanë bërë ditët e fundit politikanët e tjerë. Në fillim Meta k...

21:38

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI