Gjendet një person i asfiksuar në lokalet e lulishteve në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve.
Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë kanë shkuar me urgjencë makina e ndihmës së shpejtë dhe policia.
Po ashtu edhe forcat ushtarake të patrullimit gjatë ndalim qarkullimit.
Mjekët kanë hyrë në zonën e njoftuar dhe kanë vendosur mbi barelë personin dhe e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17 e 30 minuta.