Flash

Në Kosovë kërkohet rrëzimi i Albin Kurtit, ShBA, BE dhe Britania: "Ruani institucionet merruni me Covid 19"

Lapsi.al 24 March 2020
Në Kosovë kërkohet rrëzimi i Albin Kurtit, ShBA, BE dhe

Kur politika e Kosovës është në kaos të plotë, kur presidentiu Thaçi bën thirrje që mos respektohen masat e shtetrrethimit të vendosura nga qeveria dhe kur parneri i koalicionit LDK, ka paraqitur mocion për rrëzimin e Albin Kurtit, BE, SHBA, dhe Britania, bëjnë thirrje për fokusim tek pandemia dhe lënjen mënjëanë të sherreve politike.

“ I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politikë ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në një reagim të Bashkimit Europian.

Pak para tij, Shtetet e QUINT-it, përmes ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.'

 

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në studion e emisionit “Open” në TCH dhe jo me Skype siç kanë bërë ditët e fundit politikanët e tjerë. Në fillim Meta k...

21:38

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI