Flash

Holanda njofton 4 parakushte për Shqipërinë: Shqetësim sundimi i ligjit, politizimi i reformës në drejtësi dhe paratë e pista më zgjedhje

Lapsi.al 24 March 2020
Holanda njofton 4 parakushte për Shqipërinë: Shqetësim

Ministri i Jashtëm hollandez, Stef Blok, ka shpjeguar vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Në një konferencë për media, ai u shpreh se vendet anëtare të BE, kanë rënë dakord për një numër parakushtesh që duhet të përmbushen nga Shqipëria përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së. Ndërkohë, për Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë parakushte.

Kjo sipas tij është edhe kërkesa që Parlamentit hollandez dhe atij gjerman. Vlerësimi nëse parakushtet janë plotësuar apo jo, përpara hapjes së negociatave do të vendoset po nga Parlamentet e këtyre vendeve.

Pasi ka shpjeguar 15 parakushtet, ministri i jashtëm Blok, ka konfirmuar se vetëm një progres real me përmbushjen e parakushteve mund të hapë procedurat e negocimit.

“Situata në Shqipëri është e tillë që ne duam të shohim sa real është progresi dhe sa i vërtetë është ai, përpara se të nisi Konferenca e Parë Ndërqeveritare”, - shprehet Blok.

Pasi ka konfirmuar se vendimi për caktimin e parakushteve ka qenë unanim, ministri I jashtëm hollandez theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm që ka parakushte (4) dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare. Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare.

Shqipëria duhet të bindë vendet e BE se e ka seriozisht Sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit ndaj i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutën, në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar po kështu parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opinion Komisioni vëren politizimin e reformës.

Shqipëria duhet të bëjë Reformë Zgjedhore që të luftojë financimin e paligjshëm dhe përmes parave kriminale të zgjedhjeve. Ajo duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL kundër pastrimit të parave (aktualisht është në zonën gri).

Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria shqiptare i ka përmbushur këto kushte apo jo, dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera.

Shqipërisë po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa kushte që duhet t’i ketë çdo shtet që kërkon të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit theksoi Ministri i Jashtëm i Holandës në konferencën e sotme për shtyp.

“Nuk mund të them dot se sa të vështirë e ka Shqipëria të përmbushë këto kushte por duhet të kuptoni që parakushtet e vendosura janë logjike dhe të mirëqena për një vend demokratik që respekton sundimin e ligjit. Ne nuk po i kërkojmë diçka të pamundur dhe as jashtë mundësive të tyre" përfundoi deklaratën e tij Stef Blok.

Të këshilluara

Durrës, gjendet një person i asfiksuar

Gjendet një person i asfiksuar në lokalet e lulishteve në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve. Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë kanë shkuar me...

18:44

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI