Flash

Biznesmeni shqiptar thyen shtetrrethimin, kapet me 1.5 milionë euro kokainë në makinë

Lapsi.al 24 March 2020
Biznesmeni shqiptar thyen shtetrrethimin, kapet me 1.5 milionë euro

Edhe në këtë periudhë të vështirë që po përjetojmë, aktivitetet e trafikantëve të drogës nuk ndalen. Policia italiane e Perugia që po zhvillonte kontrolle të shumta në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit policia vuri re një Mercedes që udhëtonte drejt Spoletos.

Verifikimi i menjëhershëm i targave bëri të mundur të konstatohet se makina ishte e regjistruar te një burrë që banonte në Toscanën e sipërme. Makina u vu nën vëzhgim për të verifikuar arsyet e pranisë në territorin e Assisi.

Sapo u ndalua, shoferi – një biznesmen shqiptar rreth 40 vjeç – u nervozua menjëherë dhe dukej i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyet për të cilat ishte në Umbria, veçanërisht në këtë moment kur kushtet aktuale shëndetësore kufizojnë lëvizja e personave fizikë në të gjithë territorin italian.

Ai u shoqërua në komisariat ku dhe u kontrollua makina. Në një fund të dyfishtë të bagazhit të pasëm, të mbyllur me bravë elektrike me telekomandë, ishin 5 kilogramë kokainë të pastër e ndarë në disa pako dhe më shumë se 19 mijë euro të fshehura brenda dy çorapeve. Shqiptari u vu nën arrest.

Kokaina u analizua në Laboratorin e Substancave Narkotike të Komandës Provinciale të Perugia dhe u konstatua se 5 kilogramët do të kishin dhënë një sasi të konsiderueshme më shumë se 1.5 milion euro për tregtarët e drogës.

Përveçse për drogën, shqiptari u padit edhe për shkelje të dispozitave aktuale në lidhje me lëvizjet e pajustifikuara në territorin italian. Kjo është një nga sasitë më të mëdha të kapura në Perugia në vitet e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Durrës, gjendet një person i asfiksuar

Gjendet një person i asfiksuar në lokalet e lulishteve në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve. Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë kanë shkuar me...

18:44

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI