Flash

Zyrtare: Juve-Inter mbyll dyert: edhe katër ndeshje të tjera pa tifozë në Serie A

Lapsi.al 28 February 2020
Zyrtare: Juve-Inter mbyll dyert: edhe katër ndeshje të tjera pa

Do të jenë pesë ndeshjet e fundjavës në Serie A që do të luhen me dyer të mbyllura: ndeshja titull Juventus-Inter, Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal e Sassuolo-Brescia. Vendimi është marrë nga presidenti i Lega Serie A sipas Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave në 25 shkurt 2020 "Dispozitat e mëtejshme të zbatimit të dekretit-ligj të 23 shkurtit 2020, n. 6, që përmbajnë masa urgjente në lidhje me kontrollimin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike nga COVID-19 ".

Ishte krijuan në fakt hipoteza për ta luajtur sfidën titull Juventus-Inter me tifozë, porn ë mbrëmjen e djeshme erdhi vendimi zyrtar nga Serie A. Vendim i aprovuar edhe nga prefekti i Torinos Claudio Palomba pas një mbledhje me presidentin e Rajonit Piemonte, Alberto Cirio, me prefektët e kryebashkiakët e kryezonave piemonteze.

Kështu do të luhet pa publik në Torino, Milano, Parma, Reggio Emilia e Udine ndërsa tifozët mund të asistojnë ndeshjet në Lecce, Cagliari, Genova, Roma e Napoli. Lega e Serie A ka komunikuar edhe se programimin e rikuperimeve të ndeshjeve Atalanta-Sassuolo e Inter-Sampdoria do ta bëjë të ditur me një komunikatë të dytë.

RIKUPERIMET JAVA E 6 E KTHIMIT

E mërkurën 11 mars 2020 ora 15.00 HELLAS VERONA – CAGLIARI

E mërkurë 11 mars 2020 ora 18.30 TORINO – PARMA

NDRYSHIME JAVA E 8 E KTHIMIT

E shtunë 7 mars 2020 ora 15.00 TORINO – UDINESE

(jo të hënën 9 mars 2020 ora 18.45)

E hënë 9 mars 2020 ora 20.45 LECCE – MILAN

(jo në orën 21.00)

NDRYSHIME JAVA E 9 E KTHIMIT

E shtunë 14 mars 2020 ora 15.00 BRESCIA – GENOA

(jot ë dielën 15 mars 2020 ora 15.00)

E dielë 15 mars 2020 ora 15.00 SASSUOLO – HELLAS VERONA

(jo e shtunë 14 marso 2020 ora 15.00)

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI