Flash

Video / Europa League: United shkërmoq Brugge 5-0 dhe fluturon në 1/8-at bashkë me Inter që mposhti Ludogorets 2-1, Getafe eliminon Ajax

Lapsi.al 27 February 2020
Video / Europa League: United shkërmoq Brugge 5-0 dhe fluturon në

Në ndeshjet e kthimit në 1/16-at e Europa League Manchester United ka shkërmoqur 5-0 Club Brugge dhe është kualifikuar në 1/8-at e kompeticionit. Ajax fiton 2-1 ndaj Getafe, por nuk mjafton për të kapërcyer humbjen e ndeshjes se vajtjes. Pas 2-0 në Bullgari, Inter mund edhe në kthim 2-1 Ludogorets dhe kualifikohet në 1/8-at e Europa League. Në një San Siro të zbrazur për shkak të alarmit koronavirus janë miqtë që zhbllokojnë ndeshjen me Cauly (26'). Zikaltrit kthjellohen shpejtë dhe gjejnë barazimin me Biraghi në minutën e 31'-të (me devijimin e Terziev) dhe shkojnë në avantazh në minutën e 48'-të me një gol të Lukaku, që shënon me kokë nga toka. Benfica ka barazuar 3-3 me Shakhtar, por në raundin tjetër kalojnë ukrainasit. Copenhagen ka fituar në transfertë me Celtic, rrëzohen në finale skocezët dhe është 3-1. Asnjë gol në takimin mes Sevilla dhe Cluj, me spanjollët që arrijnë në 1/8-at. Ndërkohë ndeshja Salisburg-Eintracht është shtyrë për shkak të alarmit për uragan.

https://www.youtube.com/watch?v=C8ypnFBBScw

https://www.youtube.com/watch?v=AWKyvVv8hSc

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI