Flash

Repubblica zbulon skenarin e Juventus: Sarri rrezikon shkarkimin, kthehet Allegri

Lapsi.al 27 February 2020
Repubblica zbulon skenarin e Juventus: Sarri rrezikon shkarkimin, kthehet

Maurizio Sarri nuk është më aq shumë i sigurtë për një qëndrim tek Juventus dhe rreziku i shkarkimit qendron më pranë se kurrë pas disfatës në Lyon. Sipas asaj që konstaton La Repubblica, pas shtatë muajsh pune është sikur Juventusi të mos ketë trajner. "Është sikur të stërvitet vetë. Lojtarët kërkojnë të ndjekin udhëzimet e tij të paqarta, konfuze, jo të asimiluara". Kur Mauricio Sarri pranon se nuk arrin të japi një koncept fare të thjeshtë si shpejtësinë në pasime dhe qarkullimin e topit, tregon një kandidat në rënie dhe një impotencë të sinqertë: është mësuesi që i thotë prindërve se nuk është i zoti t’i mësojë alfabetin djemve, shfaq insinuatën gazeta.

Juventusi më i fortë i kohëve ka qenë gjithmonë “i keq”: me Trappattoni, Lippin, Conte e Allegri. Ky i Sarrit është përkundrazi i butë si një kafshë shtëpiake dhe për ta mbledhur kapiteni Leonardo Bonucci ka qenë i detyruar t’i ngacmojë përqendrimin jo të mirë dhe të ulët gjatë nxehmjes në Francë. Mbrojtësi ekspert kishte kuptuar tashmë gjithçka. Është e qartë që Juventus do të mund ta eleminojë Lyon dhe ndoshta të luftojë deri në fund për titullin kampion. Por duket që dikush (Sarri) është duke hedhur themelet e një tjetri (Guardiola?), pavarësisht se këtu bëhet fjalë për fatet e lojtarit të dytë më të mirë në botë: deri kur do të tronditet Cristiano Ronaldo? Deri kur ky çarmatim i tij i vetmuar nuk do të peshojë në mënyrë fatale? Brenda skuadrës dhe në klub, tashmë që në vjeshtë e kishin kuptuar se Maurizio Sarri nuk është i përshtatshëm për Juventusin.

Nëse Juventus nuk e shkarkon, tani bëhet fjalë për të mbërritur në qershor dhe për të zgjedhur njeriun e duhur. Por nëse situata precipiton nuk është i përjashtuar vendimi drastik: domethënë kthimi i Massimiliano Allegri, sa më shpejtë të jetë e mundur, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI