Flash

Video/ Guardiola përmbys Zidane për 5 minuta: Lyon fut në telashe Juventus

Lapsi.al 26 February 2020
Video/ Guardiola përmbys Zidane për 5 minuta: Lyon fut në telashe

Asgjë si mendohej në mbrëmjen e Champions League, ku favoritët e fillimit kanë dalë të mundur në përfundim të 90 minutave të para të 1/8 të finaleve të Champions League. Zidane humbi betejën me rivalin e tij të madh Guardiola me Manchester City që përmbysi në pesë minuta Real Madrid në Santiago Bernabeu. Dështon Juventus në tokën franceze me modestët e Lyon që imponohen me një gol të Tusard, që i lejon Garcias ti bie 'violinës', edhe pse këtë herë është Sarri ai që ka të drejtë të ankohet për një 11 metërsh të munguar në fund të ndeshjes.

REAL MADRID 1-2 MANCHESTER CITY

Fitore më shumë se e rëndësishme e Manchester City, që në vajtjen e 1/8 të finaleve të Champions League bën goditje në Santiago Bernabeu, duke mundur 2-1 Real Madrid me përmbysje, duke hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit. Anglezët ishin të disfavorizuar nga problemet që kanë me dënimin e UEFA-s për shkak të thyerjes së rregullave të FFP e me ankthin e largimit të mundshëm të Guardiolas e disa lojtarëve, që sic duket për sa kohë mbajnë ende veshur fanellën e Citizens kanë vendosur të bëjnë të pamundurën të triumfojnë në Europë. Blancos rrezikuan në shumë raste, por u duk sikur problemet kaluan kur në minutën e 60' Isco kaloi spanjollët në avantazh. Që aty, loja ndryshoi me anglezët që në minutën e 78' barazuan me Gabriel Jesus, ndërsa pesë minuta më vonë Carvajal rrëzoi në zonë Sterling, duke i dhënë mundësinë De Bruyne të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 83'. Guardiola merr maksimumin në kthimin në Spanjë, kundër rivalëve të vjetër, ndërsa Zidane duhet të bëjë llogarinë edhe me mungesën e kapitenit Ramos në ndeshjen e kthimit, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 89.

LYON 1-0 JUVENTUS

Humbje e shëmtuar për Juventus, që del e zhgënjyer 1-0 në Lyon e tashmë duhet të fitojë me dy gola diferencë në Torino në ndeshjen e kthimit për të shkuar në cerekfinale të Champions. Sarri duhet të bëjë kujdes, sepse 2020 nuk është aspak si duhet të ishte për kampionët e Italisë, që shkojnë në fundjavë në një betejë për kreun kundër Inter, përpara se të mendojnë për 17 marsin në Stadium kundër francezëve. Për më shumë se një orë u pa një Juventus i keq, të cilit nuk i mjaftoi një finale drithëruese për të barazuar. Francezët morën avantazhin pas 30 minutash me Tousart, që u thjeshtu nga mungesa e De Ligt, që ishte duke u mjekuar jashtë fushës. Goli nuk e shkundi Juventus, që nuk krijoi asgjë. Por fraksioni i fundit i ndeshjes jep shpresë, me dy raste të shkëlqyera për gol dhe dy episode të dyshimta për penallti ndaj Dybala e Higuain. Problemi i madh për bardhezinjtë është ai që mendohej, në ndeshjen e parë që nuk shënon Cristiano Ronaldo italianët bllokohen dhe Sarri ka kohë gati tre javë për ta zgjidhur...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI