Flash

Forca ‘madhore’ e Egbo dhe ‘porosia’ e Trashit për Sormani: tre mungesa të rëndësishme në derbi

Lapsi.al 28 February 2020
Forca ‘madhore’ e Egbo dhe ‘porosia’ e Trashit për

Njëri i dorëzohet pushtetit hyjnor, tjetri fsheh kartat para derbit. Të dy kanë të drejtë: në të tilla ndeshje duhet edhe fat dhe dija është pushtet. Tirana e Partizani bëhen gati të zbresin në fushë për 90 minuta vendimtare në Arenën kombëtare, që mund të sjellin bardheblutë një hap pranë titullit, në rast fitore, e Partizanit jashtë gare në rast humbje.

Praktikisht një ndeshje për të mos u humbur. E di mirë këtë nigeriani i Tiranës, që e nisi aventurën e tij të cmendur prej 11 ndeshjesh positive radhazi me vetëm 1 barazim, pikërisht në derbin e fazës së dytë me të kuqtë, fituar 1-2 në minutën e fundit: “Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njerut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti” tha Egbo, që kërkon të ketë fatin me vete edhe në këtë sfidë. Tekniku nuk ndryshon asgjë në Tiranën e tij që kur është ulur në pankinë: 4-2-3-1 dhe lojtarë të pozicionuar tashmë që prej dhjetorit të kaluar.

“Nëse mendoni se do t’iu them këtu formacionin, harrojeni…”. Luan strategun Sormani, tekniku italian i Partizanit, që nuk do të zbardhë asgjë nga plani i tij i derbit. Tekniku është i orientuar nga 4-3-3, por lojtarët me të cilët do të aplikojë modulin janë surprizë. Solomon ka udhëhequr sulmin, por para portës nigeriani nuk është profili për të cilin të kuqtë janë dipendentë. Kështu, kuotat rriten për Bardhin me Cinarin e Melon në krahë. Pjesa tjetër e formacionit është më e konsoliduar, por gjithcka mbahet peng nga mundësia e Telushit për të zbritur në fushë.

MUNGESAT

Derbi ka humbur ndërkohë e sigurtë një prej protagonistëve të mëdhenj, Lorenc Trashi, pranuar edhe nga Sormani në konferencë për shtyp: “Nuk do të luajë dhe më vjen keq. Që kur kam ardhur ka ai është përmirësuar shumë. Për mua është mbrojtësi i majtë më i mirë në të gjithë Ballkanin. Na ka kërkuar ta fitojmë këtë ndeshje dhe do të bëjmë gjithçka t’ia plotësojmë dëshirën” ka thënë italiani. Një porosi që, natyrisht, Sormani do ta plotësonte me kënaqësi, por duhet të bëjë llogaritë me mungesën tjetër të mundshme, atë të Boldor. Qendërmbrojtësi nuk duket se është në kohë për të rikuperuar, edhe pse Partizani shpresoi deri në fund dhe kjo është një pikë për tu rregulluar. Këmba e enjtur e Telushit është problemi tjetër i madh i Sormanit, që ka tek vlojati edhe shënuesin më të mirë të skuadrës, pavarësisht se po flasim për mesfushorin difensiv. Një ide është Mala, edhe pse vështirë se lojtari i sapo riintegruar në skuadër mund të hidhet në rrëmujën e derbit: “Mala? Nuk luan që prej 10 dhjetorit. Ai është një lojtar që nuk e ka problem ta arijë formën fizike. Ka qenë mjaft pozitive mikpritja që skuadra i ka bërë ditën e djeshme. Është e rëndësishme që një i familjes i bashkohet skuadrës. Ka cilësi mjaft të mira”.

Egbo në anën tjetër ka më shumë siguri dhe pak problem, por ai që ka mund ti kthehet në shumë vendimtar. Michael Ngo’o nuk ka rikuperuar plotësisht dhe nigeriani do të vendosë sot, pavarësisht se është optimist për të patur qendërsulmuesin e fuqishëm në udhëheqje të bardhebluve. “Ka patur problem, por shpresojmë të rikuperojë. Do të shohim deri para ndeshjes si do të jenë gjërat, por kam besim se të gjithë do të jetë gati”

AVANTAZHET E DISAVANTAZHET E ISH-ëve

Ish-lojtarët janë një adrenalinë më shumë në ndeshje të tilla, për karikimin që kanë në fushë dhe adrenalinën që i japin tifozëve. Torassa, Osmani, Karabeci e Batha janën katër bardheblu që kanë mbajtur veshur fanellën e kuqe më parë dhe nëse nga pikëpamja agonistike do të japin mbi 100 përqind për të fituar me skuadrën e re, ka edhe faktorë që janë në disavantazh të tyre: karakteristikat e dituara mirë nga kundërshtari: “Njoh lojtarë si Torasa dhe Batha, që i kam stërvitur – shpjegoi Sormani -. I njoh si lojtarë dhe si njerëz. Gjëja më e rëndësishme është që stadiumi do të jetë plot dhe do të jetë e luftuar dhe spektakolare”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI