Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Champions/ Chelsea-Bayern, hakmarrja e finales së humbur: Napoli sfidon Barcelonën

Lapsi.al 25 February 2020
Champions/ Chelsea-Bayern, hakmarrja e finales së humbur: Napoli sfidon

Champions rikthehet në fushë për dy ndeshje të tjera shumë interesante për vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit, që sheh përballë emrat të mëdhenj të kontinentit. Në Stamford Bridge Chelsea e Bayern dotë rivënë në skenë një përplasje titanësh, ku precedentët nuk tregojnë aspak se nga anon krahu i favoritit. Në San Paolo ndërkohë, nën frikën e Koronavirus do të luhet Napoli Barcelona.

CHELSEA VS BAYERN MYNIH

Nga një fitore për secilën skuadër dhe një sfidë e mbyllur në barazim kur londinezët tëp resin në Stamford Brige gjigandët bavarezë të Bayern Mynih. Përplasja më e famshme mes dy skuadrave mbetet ajo në finale e 2012 në Champions League. Didier Drogba barazoi në minutën e 88 rzultatin, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë, përpara se të shënonte penalltinë vendimtare, duke i dhënë trofeun europian për herë të parë në histori Blues. Për Bayern është natyrisht koha të kërkojë hakmarrje, i fortë në pozita në Bundesligë e me përballjet dyshe, ku rrallë herë e kanë nxjerrë jashtë kompeticioni. Nuk janë pa problem teknikët, ku sidomos Lampard do ti ketë zgjedhjet në sulm të limituara. N'Golo Kante është përfundimisht i pamundur për të qenë në fushë, ndërsa informacionet që vijnë nga Londra tregojnë se Chelsea do të jetë edhe pa Christian Pulisic e Callum Hudson-Odoi, pa harruar se Pedro, që nuk ishte ndaj Spurs në kampionat, do të mungojë edhe në përplasjen me Bayern. Lajmi i vetëm pozitiv është se Tammy Abraham është kthyer i disponueshëm. Për Bayern, Niklas Sule e Ivan Perisic janë mungesat e sigurta të bavarezëve, ndërsa Javi Martinez është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë një alternativë.

NAPOLI VS BARCELONA

Një ndeshje shumë e vështirë ajo që përgatitet të përballojë Napoli në San Paolo përballë Barcelonës. Në fakt, formacionet e të dy skuadrave nuk vijnë në këtë përplasje në momentin e tyre më të mirë. Për katalanasit e Setien, sikur të mos mjaftojë situata e trazuar brenda dhomave të zhveshjes, janë shtuar edhe dëmtimet e shumë titullarëve. Sulmi është pika delikate e blaugrana, që nuk kanë asnjë zëvendësues për treshen offensive Messi-Griezman-Fati. Blerja e re Braithëaite ka udhëtuar me skuadrën por nuk mund të luajë se është jashtë listës Champions të Barcelonës. Pjesa tjetër e formacionit të Setien është e të gjithë respektit, me Rakitic e Vidal të destinuar ta nisin nga pankina. Gattuso në krahun tjetër është i shqetësuar nga mungesa e Koulibaly, ndërsa ka vendosur ti besojë një sulmi pa pika referimi me Mertens, Insigne e Callejon në vijën e parë. Pankinë e rezervuar për Hysaj, me tekniku që do ti besojë Di Lorenzos në të djathtë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI