Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: "Me shumë mundësi Serie A me dyer të mbyllura"

Lapsi.al 24 February 2020
Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: "Me shumë

Emergjenca Koronavirus është një temë e nxehtë edhe përsa i përket futbollit në Itali. Masat e marra për tu kujdesur për shëndetin e atletëve e tifozëve janë ngjitur në rendin e ditës në Këshillin e Figc: "Duam ti japim suport kampionateve tona - ka bërë të ditur presidenti federal Gravina -. Kemi vendosur të ndalojmë cdo gjë që sjell spostimin në zonat kritikat". Ka të reja edhe për Inter-Ludogorets në Europa League: "Kemi kërkuar që të luhet me dyer të mbyllura".

Përgjigja e Qeverisë në lidhje me sfidën europiane të zikaltërve pritet në orët e ardhshme, ndërsa vendime zyrtare janë marrë përsa i përket Lega Pro: "Kemi shtyrë turnin e mesjavës e ndeshjet e javës së nëntë e të dhjetë të Grupit A e Grupit B. Për më tepër kemi anulluar disa etapa, si ajo e Under 19, që i përkiste kombëtareve tona".

Megjithatë vendimet e Figc do të merren në bazë të atyre të Qeverisë: "Pa krijuar alarme, kemi kërkuar të koordinojmë në mënyrën më të mirë urdhëresat e ndryshme që dalin në rang rajonal. Duhet bashkëpunuar për të marrë rezultatet më të mira e nga ky këndvështrim kemi marrë vendimet që i takojnë botës sonë, për të jetuar të qetë këto momente. Jemi të ndërgjegjshëm se mund të ketë masa edhe më të shtrënguara në të ardhmen".

Kërkesat prekin edhe Serie A: "Kemi kërkuar të mund të luhet me dyer të mbyllura sfidat e kampionatit kryesor - ka konfirmuar Gravina -, gjë që duhet të ndodhë që nga java e ardhshme".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI