Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Immobile barazoi rekordin e Angelillo: laciali kërcënon atë të Higuain

Lapsi.al 23 February 2020
Video/ Immobile barazoi rekordin e Angelillo: laciali kërcënon
Nuk ndalet ngjitja e jashtëzakonshme e Immobile drejt rekordit të golave në Serie A që mbahet nga Higuain. Pas 25 javësh, në fakt, falë golit të shënuar ndaj Genoa, "King Ciro" ka shkuar në kuotën 27 gola në këtë kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme, që i ka lejuar sulmuesit bardhekaltër të barazojë rekordin e vendosur nga Antonio Angelillo në sezonin e largët 1958/1959 e ti largohet Cristiano Ronaldos në klasifikimin e golashënuesve. Për momentin, CR7 pozicionohet -6 nga Immobile, të cilit i mungojnë 9 gola për të arritur rekordin e 36 golave të Pipita. Në javën në të cilën festoi 30 vjetorin, Immobile arrin një tjetër sukses në fushë, duke vazhduar të tërheqë Lazio me golat e tij, në zonën e lartë të renditjes. Në Serie A për Ciro, këtë vit, janë 27 golat e shënuar në 25 ndeshje. Nuk ndodhte nga sezoni '58-'59. E nuk mbaron këtu. Me 13 ndeshje ende për tu luajtur, në fakt, sulmuesi i Lazio mund ti shkojë shumë pranë 36 golave të shënuar nga Higuain në sezonin 2015/2016, në mos ta kalojë. Që kur ka mbërritur në Roma, Ciro ka treguar gjithnjë se ka feeling të madh me golin. Nga sezoni 2016/2017, Immobile ka shënuar 94 gola në Serie A me fanellën e Lazio. Një arritje që, në pesë kampionatet më të rëndësishme të Europës, e vendos Immobile vetëm pas Messi (125 gola) e Leëandoëski (106). https://www.youtube.com/watch?v=Ix5hELtrBd0

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI