Flash

De Ligt e sheh Juventus në majën e Champions: "Kemi kualitetin për ta fituar"

Lapsi.al 24 February 2020
De Ligt e sheh Juventus në majën e Champions: "Kemi kualitetin

Matthijs De Ligt është gati të përballojë sfidën e tij të parë të 1/8 të finaleve të Champions me fanellën e Juventus: "Lyon është shumë i fortë, me shumë të rinj. Në këtë kuptim është i ngjashëm me Ajax - ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të Uefa - Champions? Është e rëndësishme të besosh. Cdo skuadër ëndërron të fitojë e ne kemi kualitetet për ta bërë".

Në skuadrën e Garcia, De Ligt risheh Ajax, me të cilin në 2019 eleminòi Juventus e arriti një hap larg finales: "Mund të besojnë tek shumë të rinj që duan të rriten. Èshtë një skuadër e mirë e duhet të jemi gati. Aty luajnë dy shokët e mi të kombëtares, Memphis Depay e Kenny Tete. Kam luajtur kundër tyre edhe kur isha tek Ajax, kështu që e njoh stadiumin dhe klubin. Memphis nuk do të jetë, i dëmtuar rëndë, por Lyon është i fortë edhe pa atë".

Qendrmbrojtësi ka folur edhe për eksperiencën e tij italiane e këta muaj të parë në baradhezi nën drejtimin e Maurizio Sarri: "Të ambjentohesh është e vështirë sepse në Itali luhet më shumë lojtarë kundër një sulmuesi dhe është shumë ndryshe në krahasim me atë që bëja më parë. Unë nuk kam frikë të luajë në një kundër një dhe është dicka që e kam mësuar tek Ajax. Sarri? Juventus është skuadra më e fortë e Italisë, kërkon të sulmojë e të fitojë. Me këtë trajner është e rëndësishme të nisësh nga prapavija, të avancosh me kurajo e të tregosh se ke dëshirë të luash topin".

De Ligt është i ndërgjeshsëm sa lart kërkon të shkojë Juventus: "Nuk mund të thuash kurrë me siguri kush fiton në Champions. Ne impenjohemi në maksimum, e dimë se jemi të fortë, kemi kualitet e duam ta tregojmë në ndeshje si kjo. Është pjesa më e rëndësishme, por duhet të kesh edhe fat për të shkuar përpara. Nuk e di nëse do të arrijmë ta fitojmë, por kualitetin për ta bërë e kemi. Mbetet për tu parë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI