Kundër Kukësit ka ardhur rezultati i 11 pozitiv radhazi për kryeqytetasit, 10 nga të cilat janë fitore, por golat e Bathës dhe Torassa i shtohen atyre me të cilët bardheblutë po vendosin ndeshjen në minutat e fundit. Skuadra e Egbo është vdekjeprurëse në 10 minutat e fundit me 5 ndeshje në 9 të luajtura në kampionat të vendosura pikërisht atëherë.
Tendencën e vrasjes së ndeshjeve, pikërisht atëherë kur nuk ka më kohë për asgjë nigeriani e shfaqi në debutimin e tij në derbin e kryeqytetit. Partizanin e shtrinë përtokë në minutën e 91 me golin e Cobinnah që veshi kreyqytetin bardheblu pas gati 6 vjetësh. Të njëjtin fat e pati Bylis, kur Michael Ngo’o rrëmbeu fitoren 2-1 në minutën e 96, duke treguar personalitetin e një skuadre që orientimin drejt titullit e kishte marrë më shumë se seriozisht. Edhe Vllaznia u dorëzua në minutën e 86 në Loro Borici, në një ndeshje që dukej e destinuar të përfundonte pa fitues, deri kur Cobinnah vendosi ti jepte lavdinë vetes dhe suksesin Tiranës. Barazimin e vetëm të epokës Egbo kryeqytetasit e rrëmbyen në fundin e ndeshjes me Skënderbeun, falë inteligjencës së Torassa dhe dëshirës së një skuadre për të mos u dorëzuar kurrë, që përsëritjen e bënë në sfidën titull me Kukësin.
Por nuk është vetëm kaq, sepse Tirana e 45 minutave të dyta është ajo që duhet patur frikë. 11 në 17 gola të realizuar në total në kampionat nga skuadra e Egbo janë shënuar në 45 minutat e dyta, duke treguar forcën fizike e kualitative të një skuadre, që tani është vështirë të ndalet, sidomos nëse gjërat lihen hapur në pjesën e dytë.
NDESHJET E TIRANËS ME EGBO
Kukësi 1-2 Tirana (Batha 84, Torassa 86)
Tirana 1-1 Skënderbeu (Torassa 80)
Vllaznia 0-1 Tirana (Cobinnah 86)
Teuta (Ngo'o 27, Torassa 39)
Tirana 5-1 Luftëtari (Cobbinah 14', Batha 17', Ngo'o 35', Muçi 63',
Batha 75')
Tirana 2-1 Bylis (Cale 17, Ngo'o 96)
Laci 1-2 Tirana (Muci 31, 78)
Tirana 2-0 Flamurtari (Batha 65, Torassa 74)
Partizani 1-2 Tirana (Batha 7, Cobinnah 91)