Flash

Diplomati Klopp i përgjigjet akoma Sarrit: “Tani e di pse nuk ka 10 pikë avantazh në Serie A"

Lapsi.al 18 February 2020
Diplomati Klopp i përgjigjet akoma Sarrit: “Tani e di pse nuk ka 10

Champions League rifillon garën. Atletico Madrid është pengesa e parë për Liverpool, kampioni në fuqi, që duket edhe favoriti kryesor për këtë sezon, edhe pse Klopp nuk e mendon kështu: “Juventus ka një organikë më të fortë" ka thënë gjermani vetëm pak ditë më parë.

E në konferencën e shtypit të prezantimit përpara sfidës me skuadrën e Simeones, tekniku i Reds është kthyer të flasë, duke komentuar përgjigjen e Sarri për fjalët e tij: "Më vjen keq, nuk doja të vija Maurizio nën presion. Nuk i përdor këto lloj lojërash mentale, duke vënë presionin mbi të tjerët... Më bënë një pyetje e ndonjëherë përgjigjem para se të mendoj. Thashë vetëm se nuk e di për cfarë arsye Juventus nuk është në krye të Serie A me 10 pikë avantazh, gjë që mund ta thosha. Pastaj pashë Lazio kundër Inter dhe ky është motivi. Këto dy skuadra janë arsyeja, asgjë tjetër. Nuk doja ta vendosja në presion Maurizio, e respektoj shumë. E mbeta i kënaqur kur dëgjova përgjigjen e tij, tha se jam shumë zbavitës".

E për të konfirmuar se është zbavitës, ka bërë një batutë: "Askush nuk duhet ti marrë gjërat shumë seriozisht - ka buzëqeshur Klopp - E pastaj favoritja më e madhe në të gjitha kompeticionet është Paris Saint Germain, kështu që e kanë ata tani presionin".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI