Flash

FOTO/ Transformimi i pabesueshëm i Alvin Berishës pas kthimit në shtëpi

Lapsi.al 10 February 2020
FOTO/ Transformimi i pabesueshëm i Alvin Berishës pas kthimit në

Në muajin nëntor Alvin Berisha u shpëtua nga kampi i ferrit, për t’iu rikthyer jetës normale, pranë familjes së tij. Gjendja e tij shëndetësore asokohe nuk ishte fort e mirë, pasi prej 5 vitesh vogëlushi kishte jetuar mes luftës, urisë dhe vetmisë.

I dobësuar dhe i plagosur ai rezistonte fort me shpresën së një ditë do kthehej në gjirin e familjes. Më në fund kjo dëshirë e tij është bërë realitet dhe ai tashmë po bën një jetë normale. Nga fotot e publikuara shihet se Alvini ka ndryshuar tërësisht, nga ai djali i dobët, në një fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij Afrim Berisha e kërkonte që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin në kampin Al Hawl në Siri.

Alvini mbeti i vetëm dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “Le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI