Flash

Arrestohet në Rinas 24-vjeçari nga Gana, tentoi të kalojë me pasaportën e sozisë së tij

Lapsi.al 9 February 2020
Arrestohet në Rinas 24-vjeçari nga Gana, tentoi të kalojë

Policia kufitare e Rinasit arreston një person nga Gana me pasaportën e “sozisë” së tij. Sipas policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Ganë.

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Të këshilluara

Javën tjetër, vjen stuhia “Kiara”

Fundjava ka nisur me diell, temperatura të larta dhe mot të kthjellët, por sinoptikanët parashikojnë një ndryshim drastik të motit në mesjavë. Shkak do të bëhet...

20:14

Policia kontrolle edhe në Pogradec

FNSH dhe policia po zhvillojnë edhe një aksion në qytetin e Pogradecit, ku janë përqëndruan në dy pika të qytetit. Në fokus të këtyre  kontrolleve janë perso...

20:02

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI