Flash

"Der Spiegel": Ballkani i sunduar nga autokratë/ Albin Kurti i ndryshëm

Lapsi.al 9 February 2020
"Der Spiegel":  Ballkani i sunduar nga autokratë/ Albin Kurti i

Revista e njohur gjermane "Der Spiegel", në një analizë të botuar të dielën shkruan se Kosova ka ndyshuar, nga nje vend ku deri më tani kanë qeverisur ish-komandantët e korruptuar dhe klanet e tyre në një shtet ku qeveria ka legjitimitet.

"Në fillim të javës postin e kryeministrit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës më 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën", shkruan "Der Spiegel" duke vazhduar:" Ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar në një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE duhet ta shohë .

"Der Spiegel" kujton biografinë politike të Kurtit si lider studentor, i burgosur politik në Serbi dhe si aktivist i majtë kundër establishmentit politik në Kosovë. VV dhe LDK në zgjedhjet e tetorit kanë fituar një shumicë të dukshme. Kurti, sipas "Der Spiegel", konsiderohet i pakorruptuar.

Edhe Vjosa Osmani paralajmëron një kthesë radikale. Ajo është kryetare e parlamentit dhe pas kryetarit të shtetit përfaqësuesja e dytë më e lartë e vendit. "Kosova është një demokraci fragjile. Nuk kemi drejtësi të pavarur", i tha ajo revistës gjermane. osmani kritikon korrupsionin e elitave dhe ngjashëm si Kurti edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji.

"Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin", deklaroi Vjosa Osmani.

Në aspektin e brendshëm qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të pastrojë sistemin nga gjykatësit dhe prokurorët e padenjë për postet e tyre. BE duhet të mësohet me një qeveri që do të ketë vetëbesim, shkruan "Der Spiegel". Revista nuk pret normalizim të shpejtë me Serbinë. Kurti hedh poshtë shkëmbimin e territoreve, Osmani thotë se parakusht për dialog është njohja e Kosovës nga Serbia dhe trajtimi juridik i krimeve serbe të luftës. "Nuk do të ketë paqe me Serbinë pa drejtësi për dhjetëra-mijëra viktima shqiptare të luftës", tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës. "BE duhet ta ketë parasysh se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mohon gjenocidin dhe të tërheq konsekuencat e duhura".

Të këshilluara

Javën tjetër, vjen stuhia “Kiara”

Fundjava ka nisur me diell, temperatura të larta dhe mot të kthjellët, por sinoptikanët parashikojnë një ndryshim drastik të motit në mesjavë. Shkak do të bëhet...

20:14

Policia kontrolle edhe në Pogradec

FNSH dhe policia po zhvillojnë edhe një aksion në qytetin e Pogradecit, ku janë përqëndruan në dy pika të qytetit. Në fokus të këtyre  kontrolleve janë perso...

20:02

Sekuestrohen 9 makina luksoze në Gjirokastër

Një operacion “blic” është kryer gjatë orëve të fundit në Gjirokastrës duke sekuestruar 10 makina luksoze, të cilat janë konstatuar se kishin probleme me dokume...

08:37

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI