Flash

Policia publikon foton e vrasësit të balerinës dhe Elton Çiços

Lapsi.al 8 February 2020
Policia publikon foton e vrasësit të balerinës dhe Elton

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e tri të kërkuarve të radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

I dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda

Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasi Sokrat Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.

Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

– I dënuari me burg përjetë Jani Alia

Në datën 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasi Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç.

Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

– I dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi

Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja S. T.

Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të këshilluara

Sekuestrohen 9 makina luksoze në Gjirokastër

Një operacion “blic” është kryer gjatë orëve të fundit në Gjirokastrës duke sekuestruar 10 makina luksoze, të cilat janë konstatuar se kishin probleme me dokume...

08:37

Vizita në SHBA, Meta takon Palmer

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin sp...

19:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI