Flash

FOTO/ OFL i sekuestron makinën e blinduar Dashamir Gjokës

Lapsi.al 7 February 2020
FOTO/ OFL i sekuestron makinën e blinduar Dashamir Gjokës

Njësia Speciale e operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka sekuestruar këtë mbrëmje makinën e blinduar biznesmenit Dashamir Gjoka, në adresë të të cilit dy ditë më parë u dërgua kërkesa për shpjegimin e burimit të pasurive të tij. Policia ka sekuestruar një makinë të tipit fuoristradë dhe të blinduar, në emër të biznesmenit.

Rezulton se Gjoka nuk ka plotësuar formularin e OFL-së, ku duhej të sqaronte mbi burimin e pasurive të tij, e për pasojë policia i ka sekuestruar makinën, i njëjti mjet që e shpëtoi biznesmenin nga atentati në vitin 2017 në Xhafzotaj. Po ashtu policia e ka shoqëruar biznesmenin drejt zyrës së OFL-së në Durrës.

Po sipas OFL-së, kërkesa për pasurinë në adresë të biznesmenit u përcoll sepse “Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore,” - thuhej në njoftimin e “Forcës së Ligjit”.

Të këshilluara

Vizita në SHBA, Meta takon Palmer

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin sp...

19:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI