Flash

Transportonte drogë, dëbohet në Angli 21-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 6 February 2020
Transportonte drogë, dëbohet në Angli 21-vjeçari shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar do të dëbohet nga Anglia, pasi u arrestua nga policia duke transportuar drogë. I riu u ndalua në zonën e Worcester, pasi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në rrugë. Pasi u ndalua, të riut, i identifikuar si Elton Keqa, i është gjetur dhe 1 kilogramë drogë në mjetin që ai drejtonte.

Policia e pikasi të riun shqiptar, pasi ishte duke ecur me mbi 100 kilometra në orë me makinë në rrugë. 21-vjeçari deklaroi përpara policëve se po nxitonte për të çuar së ma parë drogën në destinacion. Ai gjithashtu deklaroi se "ishte me kombësi shqiptare" dhe kishte vetëm disa muaj që kishte shkuar në tokën angleze.

Gjithashtu policia i gjeti 21 vjeçarit shqiptar edhe 265 £ dhe tre telefona celularë. Avokati mbrojtës i të riut shqiptar është shprehur se "Elton Keqa kishte vetëm disa muaj në Angli. Ai nuk gjeti një punë tjetër ndaj u detyrua të transportonte drogën".

Ndërkohë, avokati është shprehur se klienti i tij e kishte "herën e parë" që kryente një veprim të tillë. Ai konfirmoi se procedurat për dëbimin e 21-vjeçarit nga Anglia kishin nisur sapo i riu ishte arrestuar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI