Flash

Policia jep detaje për plagosjen e një vajze në pedonalen e Shkodrës

Lapsi.al 5 February 2020
Policia jep detaje për plagosjen e një vajze në pedonalen e

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër ku ka mbetur e plagosur një vajzë e re pas të shtënave në pedoanalen e qytetit.

Policia thotë se rreth orës 22:40, në lagjen "Vasil Shanto" në pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve", - njofton policia.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se e plagosura është Liljana Jeremija. Sipas të njëjtave burime ajo ka qenë një kalimtare dhe jo shënjestra e atentatit. Gjithsesi do të jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një automjet tip “Chevrolet” me targa AA 994 MJ dhe një motoçikletë u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Koso...

19:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI