Flash

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Lapsi.al 5 February 2020
Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një automjet tip “Chevrolet” me targa AA 994 MJ dhe një motoçikletë u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova”, në lagjen “Pavarësia” të qytetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motoçikletë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për mjekim. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se të plagosurit kanë plagë në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit por janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hertimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti i cili i ka prerë rrugën motoçikletës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI