Flash

Tiranë, kapet 50-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për mashtrim

Lapsi.al 5 February 2020
Tiranë, kapet 50-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga u vu shtetasi Përparim Kovaci, i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.

"Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet ,10 muaj e 18 ditë burg", thotë policia.

Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI