Flash

Tentuan të grabisnin një banesë, dy të arrestuar në Shkodër

Lapsi.al 4 February 2020
Tentuan të grabisnin një banesë, dy të arrestuar në

Arrestohen në flagrancë në qytetin e Shkodrës 2 persona. Ata janë arrestuar pasi kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit B. G., në fshatin Bërdicë.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Dy shtetasit e arrestuar janë R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI