Flash

Blofi me sekuestron e pronës së Hajrëve, u konfiskua edhe një herë në 2015-ën

Lapsi.al 3 February 2020
Blofi me sekuestron e pronës së Hajrëve, u konfiskua edhe

Në një videomesazh dhe njoftim publik, Policia e Shtetit njoftoi se në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi objektin kompleksi i shërbimeve “Vila Golden" dhe mbi një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri.

Ky vendim është marrë për faktin se ky shtetas është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Por fillimi i zbatimit të ligjit me këtë rast, është prova e parë që ky ligj po përdoret vetëm për efekt të propagandës. Përpara 4 ditësh, ishte media që raportoi se: “deri në përfundim të hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës të marrë peng më 17 janar nga një grup kriminal, gjyqtari Sokol Tona ka vendosur sekuestro preventive të resortit "Golden", ku u vra 49-vjeçari”.

Për më tepër, siç rezulton nga një njoftim i Prokurorisë së Përgjithshme, në tetor 2015, në bazë të ligjit ekzistues antimafia, "Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteve italiane, ka sekuestruar kompleksin tregtar “Golden”, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërve Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike".

Pra sekuestrimi i pronave të kësaj familje nuk është as lajm dhe as një gjë e re dhe e paprecedent.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI