Zv.minsitri i Brendshëm, Julian Hodaj ka reaguar sot në lidhje me paketën anti-KÇK, duke thënë se nesër Operacioni Forca e Ligjit do të ketë një tjetër goditje. I ftuar sot emisionin “Open”, Hodaj tha se kjo strukturë po përgatitej prej kohësh, por u vonua ngaqë ra tërmeti.
Zv-ministri foli për fillimin e aksionit të parë të ‘anti- KÇK’ duke thënë se sot është bërë një aksion ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate duke iu resuar pronave të Altin Hajrit në Shijak.
Më tej ai pohoi se policia ka një liste me “që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është numri. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion”.
Sot OFL nisi aksionin dhe ka sekuestruar resortin “Golden” që ishte në pronësi të Hajrave të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.