Flash

Parashikimi/ Në mesjavë 90% e vendit do mbulohet nga bora

Lapsi.al 3 February 2020
Parashikimi/ Në mesjavë 90% e vendit do mbulohet nga bora

Sipas MeteoAlb, java nis me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të cilat në veri sjellin reshje të izoluara.

Të martën pasdite dhe gjatë natës do të kemi reshje të dendura shiu e dëbore në territor, ku gjatë mëngjesit të mërkurës reshjet e dëborës përfshijnë 90% të territorit.

E premtja rikthen kthjellimet në të gjithë vendin.

Problematik gjithashtu mbrëmjen e së martës dhe ditën e mërkurë do jetë parametri i erës ku shpejtësia në tokë herë pas herë do jetë 70 km/h ndërsa në det mbi 90 km/h.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 18°C mesdita në bregdet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI