Flash

S'kanë marrë rrogat, naftëtarët e Ballshit bllokojnë hyrjen e Uzinës

Lapsi.al 3 February 2020
S'kanë marrë rrogat, naftëtarët e Ballshit

Naftëtarët e Ballshit kanë bllokuar pasditen e sotme hyrjen e uzinës. Tre autobotë kanë hyrë në Uzinë për të marrë squfur por naftëtarët nuk i lejojnë të dalin.

Autobotet janë të kompanive që administrojnë uzinën. Ato marrin squfur dhe gazoil që ka mbetur nga koha kur punonte uzina.

Prej 5 muajsh,  Uzina e Përpunimit të naftës në Ballsh ka mbyllur dyert e për pasojë rreth 800 punonjës kanë mbetur pa punë.

Thonë se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa sigurimet ua kanë paguar për dy muaj më shumë.

Prej shtatorit, naftëtarët kanë zhvilluar disa protesta ku veç zgjidhjes së çështjes se pagave kërkojnë zgjidhje edhe për perspektivën e asetit kombëtar që tashmë është në duart e privatit.

Të këshilluara

Përplasjet brenda LDK, reagon Vjosa Osmani

Pas lajmeve për përplasje brenda LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar publikisht. Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se e mirëpret formimin e qeverisë së re....

21:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI