Flash

Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun socialist të Librazhdit

Lapsi.al 2 February 2020
Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun socialist të Librazhdit

Prokuroria e Përgjithshme po kryen një verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra nëse preket ose jo nga ligji i Dekriminalizimit.

Sektori i Dekriminalizimit i ka kërkuar të premten KQZ-së formularin e kryebashkiakut të Librazhdit, formular të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ja ka dërguar Prokurorisë po brenda ditës së premte.

Formulari i dorëzuar nga Kastriot Gurra nuk ka asnjë dënim, ndalim apo hetim të deklaruar, si dhe asnjë ndryshim në gjeneralitete.

Ende nuk dihen dyshimet apo indiciet që ka nxitur prokurorinë të hetojë kryebashkiakun e Librazhdit, Gurra i cili po ushtron mandatin e dytë në krye të bashkisë.

Më herët prokuoria ka hetuar vetëm rastet e denoncuara publikisht nga PD, siç janë Valdrin Pjetri (i larguar), Agim Kajmaku (i shkarkuar), Qerim Ismailaj, Mark Babani, Agron Malaj.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI