Flash

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, dënohen 7 adoleshentët

Lapsi.al 1 February 2020
Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, dënohen 7

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 7 adoleshentet e arrestuar për përdhunimin e të miturës ne Kavajë. Gjykata ka vendosur t’i mbyllë në qeli adoleshentët e akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë.

Adoleshtentet e shantazhonin me video që e mitura të kryente marrëdhënie edhe me djem të tjetër, në mënyrë  që i dashuri i saj të blinte lojra ne internet.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik nisi në fillim të muajit tetor të 2018-ës, në një kohë kur e mitura 13-vjecare, e cila më pas do të përjetonte disa muaj abuzim seksual dhe psikologjik, vendosi të ndihmonte shokun e shkollës për një detyrë.

Ajo i dërgoi përmes internetit një fotografi të detyrës që kishte punuar për të, por djali, i cili më pas do të bëhej edhe i dashuri i saj, duket se kishte plane të tjera. 14-vjeçari arriti ta bindë vajzën të lidhet me të, dhe në ditën e tij të lindjes, i kërkoi si dhuratë të kryenin marrëdhënie seskuale.

E gjitha kjo u filmua në një video që qarkulloi mes nxënësve të shkollës “Rilindja” në Kavajë. Në kë histori u përshinë 7 nxënës, të cilët  abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, duke e detyruar atë përmes shantazhit të videos së filmuar gjatë kohës kur ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.

Vendimet:

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M, për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M, për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimi

3.  Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Të këshilluara

Merr flakë një banesë në Pogradec

Një familje prej 3 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ng...

13:14

Koronavirusi, 18 raste në Europë

Bilanci i epidemisë së koronavirusit ka shkuar në 259 të vdekur në Kinë, ndërsa 2.102 raste të reja u regjistruan të premten, me mbi 11 mijë të infektuar të kon...

11:09

Tjetër lëkundje tërmeti pranë Durrësit

Është regjistruar sërish një lëkundje relativisht e fortë tërmeti në Durrës. Sipas IGJEUM, lëkundja e orës 22.05 ishte me magnitudë 4 të shkalles Rihter, me epi...

22:28

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI