Flash

Merr flakë një banesë në Pogradec

Lapsi.al 1 February 2020
Merr flakë një banesë në Pogradec

Një familje prej 3 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzaishte në njësinë administrative të Velçanit në Mokër dhe për pasojë banesa tashmë është bërë e pabanueshme.

Kryefamiljari Luan Karasali dhe familja e tij kanë qenë në gjumë në kohë kur kanë arritur të ndjejnë zhurmën e flakëve që kishin përfshirë banesën.

Anëtarët e familjes Karasali kanë mbetur në qiell të hapur dhe për momentin po strehohen tek  të afërmit. Sipas të dhënave nga njësia Velçan, në zonë ka shkuar grupi i emergjencave civile të cilët po bëjnë edhe vlerësimin e dëmeve për të ndihmuar më pas familjen në riparimin e shtëpisë dhe orendive shtëpiake.

Familja rezulton të jetë mjaft e varfër dhe vetëm me ndihmë ekonomike, çka do të thotë se mundësitë e tyre për ta rregulluar banesën janë zero.

Të këshilluara

Koronavirusi, 18 raste në Europë

Bilanci i epidemisë së koronavirusit ka shkuar në 259 të vdekur në Kinë, ndërsa 2.102 raste të reja u regjistruan të premten, me mbi 11 mijë të infektuar të kon...

11:09

Tjetër lëkundje tërmeti pranë Durrësit

Është regjistruar sërish një lëkundje relativisht e fortë tërmeti në Durrës. Sipas IGJEUM, lëkundja e orës 22.05 ishte me magnitudë 4 të shkalles Rihter, me epi...

22:28

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI