Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Rai 3 i përgjigjet Ramës: Ne i konfirmojë shifrat që kemi nxjerrë, policia shqiptare i mohon

Lapsi.al 1 February 2020
Rai 3 i përgjigjet Ramës: Ne i konfirmojë shifrat që kemi

Rai 3 i kthen përgjigje Ramës në lidhje me akuzat për shtimin e kanabisit me 12 herë në Shqipëri.

Pas reportazhit ku televizioni italian raportonte për rritjen me 1200% te kanabisit, kryeministri Rama u hodh direkt në sulm duke akuzuar median italiane.

Kryeministri e quajti si një turp gazetaresk lajmin e Rai 3 përmes një postimi në Twitter në datën 28 janar.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12-fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!” - shkroi Rama në Twitter.

Ndërkohë, më 30 janar Rama bëri sërish një postim në Twitter për këtë çështje, duke falënderuar autoritetet e policisë italiane që ndihmojnë në luftën kundër kanabisit, duke bërë edhe përgënjeshtimin e lajmit.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” – shkroi Rama në Twitter më 30 janar.

Por këto deklarata të Ramës nuk kanë ngelur pa përgjigje nga televizioni italian. Përmes edicionit informativ të ditës së premte të datës 31 janar, gazetarët e Rai 3 janë shprehur se nuk tërhiqen nga ajo që kanë raportuar.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Evropë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat që kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës së Rai 3.

Në kronikë flitet për procesin e Vettingut, reformën në drejtësi, si dhe lirinë e medias, duke përmendur edhe televizionin e Ramës, ERTV, si një burim të komunikimit politik të kryeministrit.

Të këshilluara

Tjetër lëkundje tërmeti pranë Durrësit

Është regjistruar sërish një lëkundje relativisht e fortë tërmeti në Durrës. Sipas IGJEUM, lëkundja e orës 22.05 ishte me magnitudë 4 të shkalles Rihter, me epi...

22:28

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI