Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” një foto të shkrepur nga stafi i tij, ku shfaqet me një grua pensioniste, e cila ka dalë të bëjë pazarin për familjen.
Basha shkruan se si kjo pensioniste ka edhe shumë të tjerë në Shqipëri, që kujdesen mes sakrificave për familjarët.
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha. por pa shpjeguar se si u gjend në krah të Verës, kur dihet se përrreth vilës ku banon kreu i PD në Long Hill nuk gjendet asnje vend për të blerë domate.
©Lapsi.al