Flash

Itali, shqiptari vret gruan në vendin ku punonte e tenton vetëvrasjen

Lapsi.al 1 February 2020
Itali, shqiptari vret gruan në vendin ku punonte e tenton vetëvrasjen

Një grua shqiptarë është vrarë nga bashkëshorti i saj në Genova, Itali. Sipas mediave italiane, gruaja e identifikuar si Laureta Zyberi, 43 vjeçe është vrarë nga burri i saj Eduart Zyberi, 54 vjeç në vendin ku punonte si pastruese.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Genova, në lagjen Marassi, në rrugën Furlani. Autori e ka qëlluar disa herë gruan me thikë dhe më pas ka tentuar të vrasë veten.

Tragjedia është zbuluar nga punëdhënësi i gruas, i cili e gjeti të pajetë në shtëpi.

Tragjedia është zbuluar nga punëdhënësi i gruas, i cili e gjeti të pajetë në shtëpi. Pronari italian kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në punë, duke e ditur që pasdite pastruesja e besuar do sistemonte shtëpinë. Por kur ka hyrë në apartament e ka gjetur gruan të shtrirë përtokë në një lumë gjaku. Ai ka lajmëruar menjëherë urgjencën dhe policinë por mjekët e 118 nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë për të shpëtuar gruan.

Plagët e shkaktuara nga bashkëshorti kanë qenë tepër të thella duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë burri i saj i plagosur në bark është dërguar në spitalin San Martino dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka ndaluar për vrasje. Çifti kishte kohë që jetonte në Itali. Nuk dihet nëse ishin ndarë apo nëse kishte ndonjë largim mes tyre. Hetuesit kanë konkluduar se gruaja ishte në punë kur bashkëshorti ka ardhur, ka hapur derën dhe e ka sulmuar pas një sherri të dhunshëm. Pasi e ka qëlluar me thikë nuk ka tentuar të largohet por e ka ngulur thikën disa herë në bark duke mbetur i plagosur në dysheme

Të këshilluara

Koronavirusi, 18 raste në Europë

Bilanci i epidemisë së koronavirusit ka shkuar në 259 të vdekur në Kinë, ndërsa 2.102 raste të reja u regjistruan të premten, me mbi 11 mijë të infektuar të kon...

11:09

Tjetër lëkundje tërmeti pranë Durrësit

Është regjistruar sërish një lëkundje relativisht e fortë tërmeti në Durrës. Sipas IGJEUM, lëkundja e orës 22.05 ishte me magnitudë 4 të shkalles Rihter, me epi...

22:28

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI