Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe një nga figuarat qe kisht rrezerva, si Lutfi Hazirii, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.
Për sa i përket pozitës së Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë. Poropzimi i fundit nga LDK ishte se mund ta ktheje postin e kryeparlamentarit nëse mbas nje viti merr ate te kreut te shtetit.
Në qeverinë e re do të jenë gjashtë ministra nga radhët e VV (lexo poshte me ndryshimin e vetem qe Blerim Reka mund te zevendesohet nga Glauk Konufva) , gjashtë ministra nga LDK, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.
Profilet/ Cilat janë fytyrat e reja të një qeverie të Albin Kurtit
Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit. Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë. Arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur, pa harruar ti fusi edhe një kunj edhe kryeministri në detyrë Ramush Haredinaj: “Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, shkruajti Haradinaj.