Flash

Dalin EMRAT/ Plas në LDK, Vjosa Osmani refuzon postin e Kryetares së Kuvendit

Lapsi.al 2 February 2020
Dalin EMRAT/ Plas në LDK, Vjosa Osmani refuzon postin e Kryetares së

Kur duket se qeveria e Kosovës po shkonte e qetë drejt miratimit në Kuvend paraditen e së hënës, atmosfera prishet në radhët e LDK-së. Sipas medieve në Prishtinë kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur të ndajnë postet qeveritare. Ajo kishte kërkuar postin e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres, por kjo nuk është mbështetur nga kryetari Isa Mustafa që ka pëlqyer Agim Veliun.

Në këtë situatë Osmani ka njoftuar partinë në orët e pasdites se nuk e pranon vendin e Kryetares së Kuvendit. Më herët zyrtarët e LDK-së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë vetë se ku dëshiron të shkojë, por duket se ky premtim nuk u mbajt. Mbetet e paqartë se si do të reagojë nesër Vjosa Osmani ndërsa pritet që partia e saj mund të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin për ndarjen e posteve.

Sipas të njëjatve burime LDK ka vendosur që Avullah Hoti do të jetë Zëvendëskryeministër. Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit, Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës ndërsa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë. Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun. Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë një banesë në Pogradec

Një familje prej 3 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ng...

13:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI