Flash

VIDEO/ RAI3: Si po i marrin narkotrafikantët tokat në bregdetin e Shqipërisë

Lapsi.al 2 February 2020
VIDEO/ RAI3: Si po i marrin narkotrafikantët tokat në bregdetin e

Televizioni prestigjioz italian “RAI3” vijon t’i kushtojë kronika trafikut të drogës në vendin tonë.

Në kronikën e fundit të transmetuar, “RAI3 flet për historinë e aktpronësie në bregdetin e Vlorës, ku përfshihet edhe një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL.

Në kronikë thuhet se ish-gjenerali italian, pas daljes në pension, është drejtues i një shoqate kulturore italiane që operon në vendin tonë dhe se kësaj shoqate i janë dhuruar mijëra metër katrorë tokë në bregdetin e Vlorës.

Kronika e transmetuar nga “RAI3”:

Ky dokument është një akt pronësie e dhuruar prej 30 mijë hektarë në një nga vendet më të bukura të bregdetit të Vlorës, një vend shumë i mrekullueshëm me turizëm gjithnjë e në rritje. Ai që përfiton nga kjo dhuratë është një fondacion i lindur për të mbështetur shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Italisë me emrin vëllezërve Luca .M Eftimiadhi e Marco M. Eftimiadhi që janë larguar nga Shqipëria e sot janë shtetas italianë.

President i këtij Fondacioni është Gjenerali i Guardia Di Finanza që pak kohë më parë ka dalë në pension. Gjëja e çuditshme është se dhuruesi është Artur Shehu, një narkotrafikant i njohur i lidhur me mafian Sacra Corona Unita, i kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe që aktualisht ndodhet në Florida.

Kioskën abuzive në plazhin e Vlorës e kujton mjaft mirë Artur Shehu dhe Pëllumb Petritaj i cili ka firmosur për Shehun aktpronësinë e dhuratës për plazhin e Vlorës e i arrestuar pas disa investigimesh mediatike për mashtrim me tokat pikërisht në këtë territor në vitet 2018.

Emrin e Artur Shehut në Prokurorinë e Leces e kujtojnë mjaft mirë.

“Artur Shehu është një person i hetuar nga Prokuroria e Lecces në vitin 2012 e i lidhur me italianin Prodentino Albino, ish-i dënuar, një narkotrafik i njohur me të cilin kishte krijuar marrëdhënie për të riinvestuar parà dhe të Sacra Corona Unita në territorin shqiptar”, thotë prokurori i antimafias së Lecces.

Gazetari italian është vënë në kontakt telefonik dhe me Gjeneralin në pension të Guadia di Finanza që dikur ka qënë dhe Drejtor i Interpol e sot është president i Fondacionit që ka marrë si dhuratë nga narkotrafikanti Artur Shehu 30 mijë hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.

“Si është e mundur që në dokumentin e aktdhurimit janë dy emra mjaft të njohur të botës së krimit. Po për Gjeneralin italian Lisi në atë kohë kur është bërë aktpronësia ata nuk figuronin të tillë. Noteri ka verifikuar aktin e asgjë nuk është bërë në mënyrë të paligjshme në atë terren, thotë ai. E nëse ka gjëra jo të qarta ne jemi pala e dëmtuar.”, thotë gazetari

Familja e Artur Shehut figuron të jetë pronar i gjithë gjirit të Vlorës. Aktepronësie të falsifikuara që po shfaqen në disa gjykata, një histori kjo që meriton qartësi

Të këshilluara

Merr flakë një banesë në Pogradec

Një familje prej 3 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ng...

13:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI