Flash

"Erdhi dita"/Albin Kurti niset drejt kuvendit. "Pas 23 vjetësh opozitë kam rastin t’i shërbej popullit"

Lapsi.al 3 February 2020
"Erdhi dita"/Albin Kurti niset drejt kuvendit. "Pas 23

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re, raporton Gazeta Express.

Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.

“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.

Të këshilluara

Përplasjet brenda LDK, reagon Vjosa Osmani

Pas lajmeve për përplasje brenda LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar publikisht. Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se e mirëpret formimin e qeverisë së re....

21:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI