Sot publiku shqiptar u tmerrua duke parë për herë të parë në tv një femër në rolin e zëdhënëses, të fshehur pas një kaskete policore dhe syzeve të mëdha të zeza që i mbulonin gjysmën e fytyrës. Me një pamje si personazh i policisë së Medelinit që ndeshej me sikariosit e Eskobarit, policja femër ka regjistruar një premerë në komunikimin me shtypin. Mendja ta donte se si pjesë e OFL, ajo duhej të dilte ashtu e maskuar për arsye sigurie, që eksponentët e krimit me të cilët ka vendosur të përballet Operacioni Forca e Ligjit, të mos e njihnin.
Por në fakt e gjitha nuk ka qenë asgjë më shumë sesa një shfaqe butaforike për të qeshur. Sepse siç duket në foton poshtë në aksionin e së hënës në Shijak, kur ishte fiks në "gojën e ujkut" e njëjta police është shfaqur me fytyrën zbuluar.
Pra ajo që është parë në konferencën e shtypit s'ka qenë gjë tjetër veçse një shfaqe qesharake për të dhënë përshtypjen se këtoj janë forcat që do bëjnë namin.
©Lapsi.al

