Flash

Këshilli i Europës miraton draftin: Jo më “fituesi i zgjedhjeve, i merr të gjitha”

Lapsi.al 5 February 2020
Këshilli i Europës miraton draftin: Jo më “fituesi i

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka rënë dakord sot për një “listë kontrolli” që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve do të mbështesin praktikat demokratike.

“Lista kontrolluese” - e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi kushtetues i ekspertëve të Këshillit të Evropës u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në atë vend.

Lista në fjalë, pason një paralajmërim të bërë vite më parë nga ish- sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, i cili vinte në dukje se disa qeveri pasi fitonin zgjedhjet, përpiqeshin të çmontonin masat mbrojtëse demokratike, përfshirë këtu përpjekjet për të miratuar ligje pa debat politik apo deri tek shkarkimet e gjyqtarëve të pavarur apo zyrtarëve të lartë për emërime politike.

“Lista kontrolluese” thekson se demokracia është më shumë sesa "fituesi i merr të gjitha" dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë një përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një automjet tip “Chevrolet” me targa AA 994 MJ dhe një motoçikletë u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Koso...

19:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI