Flash

Dëmet nga tërmeti, Apeli liron zyrtarët dhe ish-zyrtarët e arrestuar me bujë të madhe (Emrat)

Lapsi.al 5 February 2020
Dëmet nga tërmeti, Apeli liron zyrtarët dhe ish-zyrtarët e

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si përgjegjës të dëmeve të shkaktuara.

Raportohet se Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke i liruar nga qelia dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Faik Fejzo, Besnik Fuçia, Fatbardh Plaku, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Gëzim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së apelit.

Ja masat e reja të sigurisë:

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje

2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje

3. Faik Fejzo, detyrim paraqitje

4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje

5. Naim Shehi, arrest në shtëpi

6. Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi

7. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi

8. Shefqet Doda, detyrim paraqitje

9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje

10. Agim Eski, detyrim paraqitje

11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje

12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje

13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje

14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje

15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një automjet tip “Chevrolet” me targa AA 994 MJ dhe një motoçikletë u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Koso...

19:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI