Flash

I dha tender gruas së Kajmakut, justifikohet Lleshaj: Nuk e kam firmosur unë

Lapsi.al 6 February 2020
I dha tender gruas së Kajmakut, justifikohet Lleshaj: Nuk e kam firmosur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot për herë të parë në lidhje me tenderin që i është dhënë gruas së Agim Kajmakut, në kohën kur ky i fundit ka qenë në kërkim.

I ftuar në emisonin “Open” në TCH, Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit. Kur e vuri re se po fliste për punonjësit e tij i justifikoi duke thënë se “janë vetëm ca burokratë dhe shikojnë vetëm procedurat”.

Pak kohë më parë ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut.

Kjo e fundit administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së, me vlere 50 milionë lekë.

Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim. Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, është shpallur në kërkim në 11 nëntor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI